Një grup kërkuesish shkencorë i Universitetit të Bazelit në bashkëpunim me Universitetin e Zyrihut (Zvicër) ka zbuluar sekretin e një prej protezave më të hershme në botë.
Objekti i zbuluar është një protezë druri e gishtit të madh të këmbës së një gruaje dhe i perket vajzës së një meshtari të lashtë egjiptian, i cili ka jetuar rreth 3 000 vjet më parë.
Kjo protezë e zbuluar në një varr pranë Tempullit të Luxorit, Lugina e Mbretërve ruhet në Muzeun e Antikiteteve Egjiptiane në Kajro.
Ajo është analizuar me teknikat shkencore më moderne të përdorura nga kërkuesit shkencorë të dy universiteve, të cilët arritën të zbulojnë sekretet e realizimit të saj.
Gishti artificial që daton që nga mijëvjecari i parë para Krishtit, është prodhuar nga një artizan që kishte njohuri të thella në fushën e anatomisë. Zotësia e tij lidhet veçanarisht me lëvizshmërinë e madhe që i dha protezës dhe me fijen e fortë që e lidhte atë me këmbën. Meraku dhe kujdesi në detaje tregojnë se pronarja e kësaj vepre i jepte shumë rëndësi komoditetit dhe estetikës.
Falë përdorimit të mikroskopisë me rreze X dhe tomografisë kompjuterike, arkeologët zbuluan se proteza i është ripërshtatur disa herë këmbës së pronares së saj. Ata arriten të rindërtojnë procesin e realizimit të saj duke zbuluar edhe të gjitha materialet e përdorura.
Objekti u gjet në gropën e një varri të grabitur tashmë, i hapur në një shkëmb në një kishe të vogël antike jashtë përdorimit, pranë nekropolit të Sheikut ‘Abd el-Qurna, që ishte i rezervuar për rrethin e ngushtë të familjes mbretërore.Universiteti i Bazelit filloi studimin në këtë qendër arkeologjike në vitin 2015 së bashku me gjeologët e Universitetit Politeknik të Zyrihut.
Ai realizoi një hartë 3D që paraqet morfologjinë e tokës dhe strukturat përbërëse të saj në mënyrë që të rindërtonte dhe simulonte procesin e zhvillint të kësaj varreze të madhe për elitat.