Gjatë kohëve të ndodhive kritike, zyrtarët e DSK-së në llogari të buxheti të shtetit, gjegjësisht tëxhepit të qytetarëve, kanë harxhuar shuma marramendëse për darka. Një ditë pasi janë vrarë katër të rinj dhe një peshkatar në Liqenin e Smillkovës, autoritetet e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) kanë harxhuar shuma marramendëse për darkë me lloj-lloj specialeti që nga pijet e shtrenjta alkoolike e deri në specialitete të ve[anta. Sipas informatave, nënshkrimi në faturën ku shihet se kanë harxhuar shuma marramendëse për darkë, është i shefit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, përcjell Portalb.
Njëjtë ka qenë situata edhe përpara ndodhive në Lagjen e Trimave. Në natën e 8 majit, rreth orës 23, ose disa orë përpara se të fillojnë krismat në Kumanovë, DSK në një restorant në parkun e qytetit ka harxhuar për darkë 28.280 denarë.

Ditën e ardhshme, derisa ka pasur krisma në Kumanovë, ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, ka harhxuar për darkë thuajse rreth 7.000 denarë, duke ngrënë lloj-lloj specialitetesh.

Në natën kur e ka humbur jetën gazetari dhe pronari i javores “Fokus”, Nikolla Mlladenov, është bërë llogari 30.000 denarë për alkool kafe dhe për ujë.

Kjo është vetëm një pjesë e datave në të cilat funksionarët nga MPB kanë harxhuar nëpër restorante e kafiteri nga 500 euro.