Një burrë tërësisht i zhveshur i sulmon udhëtarët me spërkatës të insekteve, kapet nga policia (VIDEO)

Një burrë pa as edhe një rrobë në trup i ka sulmuar udhëtarët me spërkatës të insekteve në një tren në Teksas të Shteteve të Bashkuara.
Ai madje e ka sulmuar edhe njërin prej oficerëve të policisë, transmeton Express.
Policia më pas e ka goditur atë me pistoletë elektrike “taser” duke e hedhur përtokë. Por ia kishte vazhduar të refuzonte t’iu bindej urdhrave të policisë.
Në saj të oficerëve të guximshëm askush nuk është lënduar dhe të gjithë ishin të qetë në një situatë shumë të rrezikshme.