Një burrë është futur me automobil në një grup njerëzish në qendër të kryeqytetit të Finlandës, me ç’rast një person është vrarë, ndërsa disa persona janë lënduar.

Policia e ka arrestuar shoferin e automobilit, i cili është në moshën rreth 50 vjeçare dhe i cili duket se ka qenë në gjendje të dehur ose nën ndikimin e substancave narkotike.