Anija lufarake amerikane USS Stethem lundroi sot në afërsi të një ishulli të pushtuar nga Kina në Detin e Kinës Lindore.
Operacioni, i cili mund të shkaktojë zemërimin e autoriteteve kineze, synon të reklamojë lirinë e lundrimit (shën.i përkth. – parimi themelor i të drejtës juridike të detit sipas së ciles deti është i të gjithëve), në këto ujëra të kontestuara, shprehet një zyrtar amerikan.

Ishulli Triton, në arkipelagun Paracel, është pushtuar nga Kina, por pronësia e tij kërkohet si nga Tajvani dhe nga Vietnami. Kjo është ekspedita e dytë e këtij lloji që prej ardhjes në pushtet të administratës Trump. E para u ndërmor më 25 maj, në arkipelagun Spratley, më në jug.

Pekini pretendon se pjesa më e madhe e Detit të Kinës Lindore, përfshirë disa zona fare pranë brigjeve të shumë vendeve të Azisë Juglindore i perket atij. Sipërfaqja e disa ishujve të vegjël shkëmborë është zmadhuar për të mbajtur baza të mundshme ushtarake. Sipas qendrës amerikane të studimeve të specializuara AMTI, kohët e fundit Kina i ka shtuar objektet e saj në ishullin Triton, me ndërtimin e një piste tjetër për helikopterë.

Sipas Pentagonit, Shtetet e Bashkuara kanë kryesuar operacionet për reklamimin e lirisë së lundrimit në vitin 2016, ndër 22 shtete bregdetare, shumë prej të cilëve aleatë dhe partnerë të Shteteve të Bashkuara.