Një shtetas amerikan i akuzuar për infiltrim u dënua me 10 vite burg në Iran, njoftoi sot drejtësia iraniane nën një kontekst thyerje mes dy vendeve.

Zëdhënësi i drejtësisë, Gholamhossein Mohseni-Ejeie nuk dha informacione mbi identitetin e amerikanit as për datën e arrestimit si dhe nuk dha detaje mbi këtë mision infiltirimi.

Ai theksoi për më tepër se kishte një kombësi tjetër.

“Amerikani ishte identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet sekrete. Ai kishte ardhur për një mision infiltrimi dhe u dënua me 10 vite burg”, deklaroi Mohseni-Ejeie gjatë një konference për shtyp të publikuar nga televizioni shtetëror.

Në tetor 2016 dy shtetas irano-amerikan, sipërmarrësi Siamak Namazi dhe babai i tij Mohammad Bagher Namazi, u dënuan me katër persona të tjerë me 10 vite burg për spiunazh në përfitim të Uashingtonit.

SHBA-ja ka kërkuar disa herë lirimin e menjëhershëm të këtyre dy personave.