Një shtetas i Kosovës është mbytur në orët e pasdites në plazhin e Velipojës. Siç njofton policia e Shkodrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15.

Viktima është shtetasi me inicialet F.H., 35 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga deklarimet e para të dëshmitarëve të ngjarjes së rëndë, mësohet se 35-vjeçi është mbytur në përpjekje për të shpëtuar bashkëshorten e tij, raporton TCh.

Grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për zbardhjen e saj.