Policia franceze po kryen hetime lidhur me hakimin e llogarisë zyrtare në Tëitter të Ministrisë së Kulturës, pavarësisht përpjekjeve të shtetit për të bllokuar sulmet kibernetike.

“Llogaria e Ministrisë së Kulturës në Tëitter u mbajt e bllokuar në intervalin kohor mes orës një dhe pesë të mëngjesit të së martës”, thuhet në një njoftim të qeverisë franceze, e cila sqaron se në atë interval kohor, janë fshirë disa postime dhe mezazhe me përmbajtje të papërshtatshme.

Për hakerin, thuhet të jetë djali 13 vjeçar i menaxherit të komunitetit përgjegjës për llogarinë e ministrisë në Tëitter, raporton AA.

Kjo nuk është hera e parë që hakohen llogaritë e zyrtarëve francezë. Gjatë fushatës presidenciale këtë vit, disa kandiatë ishin viktima të sulmeve qëllimkëqija, sidomos presidenti i tanishëm Emmanuel Macron.

Ekipi e fajësoi Rusinë për sulmin dhe ndërmori hapa të mëtejmë për të penguar hakerët nga marrja e informacioneve në lidhje me fushatën e Macron-it.

Muajin e kaluar, disa kompani dhe banka franceze, përfshirë kompaninë e ndërtimit Saint Gobain dhe bankën më të madhe të Francës BNP Paribas, ishin objekt të një sulmi mbarëbotëror.

Global