Sektori privat të kyçet në dhënien e shërbimeve sociale dhe të përpilojë rregullore ligjore që do ta rregullojë këtë veprimtari, parashikon Nisma për vendosjen e modelit të marrëveshjeve sociale të SOS Fshatit të Fëmijëve dhe UNICEF-it.

Nisma realizohet nga viti 2014, ndërsa sot u prezantuan zyrtarisht dokumentet të cilat dolën nga ajo pas çka iu dorëzuan ministres së Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

“Me këtë Nismë synuam drejtë mbindërtimit dhe përmirësimit të legjislacionit kombëtar. Shpresojmë se të gjitha vendimet jo vetëm që do të pranohen, por edhe do të shfrytëzohen dhe implementohen. Kjo do të thotë se shteti do të ketë mundësi të rregulluar ligjërisht të angazhojë ofertues privat të shërbimeve sociale që do të kontribuojë për cilësi më të lartë të shërbimeve, paletë më e gjerë të shërbimeve dhe qasje më të madhe të tyre deri te shfrytëzuesit e fundit”, theksoi drejtoresha kombëtare e SOS Fshatit të fëmijëve Julijana Gapo.

Sipas saj, me modelin e marrëveshjeve sociale qartë janë përcaktuar obligimet e palëve të përfshira. Institucionet do ta mbajnë përgjegjësinë për financimin e shërbimeve, do të krijojnë kornizë ligjore për licencim dhe regjistrim të ofertuesve të shërbimeve sociale, do t’i konfirmojnë kriteret për cilësi, do t’i ndjekin rezultatet dhe do të reagojnë kur do të ketë nevojë, do të vendosin kush i përmbush kushtet për dhënien e shërbimeve të tilla dhe kush do t’i sigurojë.

Ministrja Carovska e përshëndeti Nismën, duke theksuar se vjen në moment të vërtetë, kur Ministria përballet me sfidën të zbatoj reforma thelbësore.

“Sistemi për siguri sociale duhet të fitojë pasqyrë adekuate për shekullin 21 dhe t’i ndjek trendet ndërkombëtare. Lidhur me shërbimet sociale sa dhe cilat janë mjete financiare duhet të transferohen drejtë qytetarëve të cilët materialisht janë të pasiguruar ose janë në rrezik tjetër social, analizat tregojnë se Maqedonia jep mjete financiare dhe shërbime të caktuara sociale ofrohen, por efekti përfundimtar humbet diku gjatë rrugës”, theksoi Carovska.

Ajo paralajmëroi jo vetëm miratim të rregullores së re ligjore, por edhe implementimin e saj në praktikë.

“Reformat do të bazohen në dy punë kyçe: transferimet sociale ndaj qytetarëve do të grupohen dhe do të arrij nivel i cili do të jep efekt për dalje nga varfëria, si dhe rregullimin e të gjitha shërbimeve sociale”, thekson ministrja.

I përbashkët ishte konkluzioni se Qeveria duhet t’i garantojë të drejtat e njeriut, të jetë partner dhe të punojë së bashku me sektorin civil dhe gjithmonë të sigurojë shërbime cilësore sociale.