Duket se paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për largimet nga puna ka nisur të bëhet realitet.
E shkarkimet e para me shumë gjasa do të jenë në Shkodër me të punësuarit e LSI-së.

Burime për mediat lokale bëjnë me dije se në Postën Shqiptare të degës së Shkodrës, janë shpërndarë tashmë një numër i konsiderueshëm zarfesh të mbyllura.

Ky është institucioni i parë në Shkodër që bëhen lëvizjet e para pas përfundimit të zgjedhjeve. Në vazhdim priten furtuna të tjera lëvizjesh, ku sipas kryeministrit Edi Rama do të synojnë forcimin e administratës me persona të kualifikuar.

Ndërsa pritet muaji shtator që administrata të njihet zyrtarisht me ndryshimet në radhët e drejtueseve, por edhe të punonjësve.