Një 64-vjeçare është gjetur e djegur pranë banesës së saj në fshatin Ardhishtë të Shijakut.

Policia e Durrësit informon se ngjarja është shënuar dje, (23 korrik 2017) dhe viktima është gruaja e identifikuar me inicialet Xh, S.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë banesës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën”, informon policia e Durrësit.

Akti i ekspertimit do të përcaktojë saktë se kush është shkaku i vdekjes.

T mobile In article [4]