Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e lamtumirës së ish-kancelarit të Gjermanisë, Helmut Kohl.

Të pranishëm në këtë ceremoni kaq qenë dhe lider të tjerë botërorë, nga ish-presidenti i SHBA-ve Bill Klinton, deri tek kancelaria gjermane, Angela Merkel.

‘Sot së bashku me liderë nga e gjithë bota bashkova ngushëllimet dhe solidaritetin e popullit shqiptar në ceremoninë e lamtumirës për ish Kancelarin Helmut Kohl, këtë kolos të bashkimit, antikomunizmit dhe njerëzve të lirë’, shkruan Nishani.