Pas një numri të madh medaljesh dhe dekoratash të dhëna për artistë shqiptarë, por jo vetëm, në fund të ditëve të tij si president i vendit, Bujar Nishani ka nisur të ‘lëshojë dorën’ edhe me dhënien e nënshtetësisë shqiptare për të huajë.

Referuar faqes zyrtare të Presidencës, në datën 12 korrik, Nishani u ka dhënë shtetësinë shqiptare 19 shtetasve kinezë. Këta të fundit duket se janë biznesmenë, për shkak se propozimi ka ardhur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

“Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare. Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dekretoj: Neni 1. U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: Deqiang Nianzu Huang, Yuanfeng Qingzhao Lu, Kangbo Renguang Tang, Changqing Renxiang Jiang, Jiarong Xichang Mai, Changfeng Jiarong Mai, Xiao Zhengliang Fu, Chunmei Chengyuan Yang, Bin Huajun Zhang, Yu Tinggui Xu, Tung Yin Tai Leung Lai, Ronghuo Yutian Lai etj.”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.

Ndërkaq, në datën 30 qershor, kreu i shtetit u ka dhënë shtetësinë shqiptare 23 shtetasve turq. Ozlem Muzaffer Akturk (Keles), Rexhep Halit Streli, Idris Ekrem Nuh Erduran, Rabije Rexhep Bajrami, Orkunt Mustafa Yozgat, Ummuhan Mehmet Emin Soylu (Sevinç), Theodora Ioannis Alexandrou Chatzistratidou janë disa nga emrat që kanë marrë nënshtetësinë.

Global