Pas deklaratave të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për inicimin e një dialogu të madh brenda shoqërisë serbe për “Kosovën dhe rajonin”, mediat serbe nuk kanë pritur shumë.

Kështu, e përditshmja e Beogradit “Blic” e cila sikur shumica e mediave në Serbi, kontrollohet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar një debat të madh për Kosovën ku do të përfshihen segmente të ndryshme të shoqërisë serbe që në thelb do të kenë diskutimin për Kosovën. Cfarë do të bëjë Serbia, a do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq ka paralajmëruar mundësinë e heqjes së Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, por formula se si do të ndodhë kjo ende nuk është gjetur. Tashmë dihet se kjo është njëri nga kushtet kyce të BE’së për rrugën e mëtejme të Serbisë në integrimet europiane.

““Blic” nis serinë e teksteve të ballafaqimit të mendimeve” – Kosova- Cili është plani, e cila dëshira e serbëve, BE’së dhe SHBA’së, dhe shqiptarëve. A do ta njohim ndonjëherë pavarësinë e Kosovës. Cila është e ardhmja e Serbisë në Kosovë. Cila është e ardhmja e Kosovës në Serbi?

Do ta pyesim pushtetin, opozitën, opinionin intelektual,OJQ’të, serbët e Kosovës, Shqiptarët”, shkruan Blic në ballinën e djeshme të Gazetës.

Kjo “iniciativë” e Blic ka filluar të implementohet qysh sot me një ballinë tjetër që i kushtohet pikërisht asaj që është paralajmëruar, raporteve të serbëve me Kosovën.

Comments are closed.