Është futur në fuqi një armëpushimi i pakufizuar në jug të Sirisë, i cili u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Jordania.

Marrëveshja, për të cilën u njoftua të enjten pas një takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, është nisma e parë nga Administrata Trump në bashkëpunim me Rusinë për të sjellë stabilitet në Sirinë e shkatërruar nga lufta, transmeton Express.

Dhe vjen pas disa javësh bisedimeve sekrete në kryeqytetin e Jordanisë, Amman, për të adresuar përgatitjet e forcave të mbështetura nga Irani, në përkrahje të qeverisë siriane, afër kufijve të Jordanisë dhe Izraelit.

Tri vendet ndërmjetësuese nuk i kanë specifikuar mekanizmat për mbikëqyrjen apo zbatimin e armëpushimit.