Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë Metju Nimic prej sot e deri më 4 korrik do të vizitojë Shkupin për të biseduar me zyrtarë të lartë maqedonas rreth mundësive për zgjidhjen e kontestit.

Nimetz, sipas shërbimit për shtyp të OKB-së vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë për të diskutuar mënyrat për të arritur përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për të gjetur një zgjidhje tëpërbashkët dhe të pranueshme për çështjen e emrit.

Deklarata shtohet edhe se me ftesë të Qeverisë së Republikës së Greqisë, është parashikuar që Nimetz të shkojë në Athinë.

Matthew Nimetz, në fund të muajit të kaluar, në një intervistë me gazetën greke, ka thënë se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë lartë në agjendën e qeverisë së re në Shkup. Ai gjithashtu ka thënë se prit që të fillojnë bisedime serioze për të zgjidhur problemin që ekziston në mes të Shkupit dhe Athinës. Zgjidhjen e këtij problemi, sipas tij, mund të ndihmojë në kapërcimin e problemeve të tjera në rajon.

“Mosmarrëveshja mund të zgjidhet në qoftë se të dy vendet dhe udhëheqësit e tyre do të marrin mbështetjen e popujve të tyre, nëse konsiderohet diçka që është logjike, diçka që do të ruajë dinjitetin e të dy vendeve, identitetin e të dy vendeve, ndjenjën historike të të dy vendeve. Mendoj se ka zgjidhje, ka thënë Nimetz.

I dërguari i posaçëm i OKB-së në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë, për herë të fundit ka vizituar të dy vendet në fund të korrikut 2014