Çfarë masa shtesë ose intervenuese do të vendosen për blerjen pa pengesa të grurit, do të mësohet pas analizave të cilat tani më janë në vijim, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me kërkesën e fermerëve nga Pellagonia që të kthehet vendimi i mëparshëm për import me kusht të grurit.

Sipas tij, ende nuk mund të definohet çmimi i prodhimit, e as i tregut i grurit. Kjo do të dihet në fund të korrikut.

“Po i shqyrtojmë të gjitha masat dhe mundësitë, por duhet të kemi parasysh se pikërisht për shkak të zbatimit të asaj mase, importi i kushtëzuar i grurit, Maqedonia ishte paralajmëruar për sanksione të mundshme serioze”, potencoi Nikollovski pas punëtorisë për konsolidim në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Rianalizohet, shtoi, nevoja nga vendosja e importit me kusht të grurit në vitet paraprake.

Në lidhje me dëmshpërblimin nga breshëri, ministri tha se për pjesën më të madhe të dëmeve deri te MBPEU ende nuk kanë arritur procesverbalet me vlerësimet relevante. Për dëmet në rajonin e Tetovës, Kumanovës dhe Shkupit, Qeveria, potencon, ka reaguar shumë shpejtë, procedurat vijojnë, formohet komisioni, janë bërë vlerësimet e para, informuan qytetarët për afatin, ndërsa sipas përpunimit të të gjitha kërkesave për dëmshpërblim, do të dilet me të dhëna të sakta.