Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dje ka paguar 35.000 euro për anëtarësi në FAO, shumë të cilën Maqedonia e ka pasur borxh tre vjet dhe për këtë me shkrim ishte informuar se nëse nuk e paguan, do të përjashtohet nga organizata dhe do të mbesë pa të drejtë vote.

Siç kumtoi sot ministri me portofol Lupço Nikollovski, borxhi ishte 44.000 euro dhe 102.000 dollarë.

“Që të mos e humbim të drejtën e votës, dje kemi paguar 35.000 euro. Paraprakisht, FAO ka dërguar shkresë deri te Ministria e Punëve të Jashtme me kërkesë që borxhin të paguhet, por edhe na paralajmëroi për pasojat nëse këtë nuk e bëjmë”, tha Nikollovski,

Për këtë, theksoi, sjellje të papërgjegjshme, do të ketë përgjegjësi.