Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka publikuar këngën e tij të shumëpritur me titull “100 Kile”, që tashmë është kthyer në një hit.

Kënga po pritet mirë nga publiku dhe ka kaluar shifrën 2.2 milionëshe të klikimeve.

Për këtë këngë duket se reperi ka punuar gjatë, nga që e kishte paralajmëruar shumë kohë më parë.

Kujtojmë që Noizy është njëri ndër reperët më të kërkuar dhe njëherësh më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare.