Mesfushori spanjoll, Saul Niguez ka vazhduar kontratën me Atletico Madrid që e mban atë te ky klub gati edhe për një dekadë.
22 vjeçari u bashkua me klubin nga akademia në 2007 dhe që po ashtu ishte aty me një kontratë të gjatë, shkruan BBC.
Saul ishte golashënuesi më i mirë me pesë gola në Kampionatin Evropian U-21 që u mbajt në Poloni.
Ai ndihmoi Spanjën që të arrij finale në këtë garë.