Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shijakut.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në një banesë dhe pronari i saj çuditërisht nuk ka njoftuar policinë.

Breshëritë e kallashnikovit janë dëgjuar në orët e para të ditës së djeshme, më saktësisht rreth orës 04:00.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A. Ç. vjeç 52 banues në Shijak, pasi në orën 04:00, në banesën e tij, persona të paidentifikuar, kanë gjuajtur me armë zjarri banesën dhe nuk ka kallëzuar krimin. Në vendin e ngjarjes u gjetën e bllokuan 19 gëzhoja automatiku.

T mobile In article [4]

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.