Një 16-vjeçare ka vendosur të vrasë veten duke u varur në ambientet e shkollës pasi ishte ngacmuar dhe tallur vazhdimisht në shkollë, nga shokët e klasës.
Dagmara Przybysz, e cila ka lindur në Poloni dhe ndiqte Akademinë e Pishinave(Shkollë profesionale noti), u gjet e vdekur në një tualet.
Prindërit e vajzës, Jedrzej dhe Eëelina Przybysz, rrëfyen nga ana tjetër se e bija u kishte thënë se një vajzë tjetër e ngacmonte gjithmonë dhe se dëgjonte njerëzit rreth saj që e thërrisnin “budallaqe”.
12 muaj para se të vetëvritej, e reja kishte thënë prindërve se ajo “nuk i përkiste këtij vendi”
Nëna e saj insistoi se problemi më të madh i vajzës së saj ” ishte ngacmimi dhe bullizmi”.
I dashuri i saj tha gjithashtu se ajo i kishte përmendur se nxënësit që bënin komente “të tmerrshme” për kombësinë e saj dhe duke e tallur në klasë dhe korridore.