Një 16-vjeçare ka vendosur të vrasë veten duke u varur në ambientet e shkollës pasi ishte ngacmuar dhe tallur vazhdimisht në shkollë nga shokët e klasës.

Dagmara Przybysz, e cila ka lindur në Poloni dhe ndiqte Akademinë e Pishinave (Shkollë profesionale noti), u gjet e vdekur në një tualet.

Një nga mësuesit tha se kishte folur disa herë me të para se të vdiste, por se ajo kurrë nuk i kishte përmendur ndonjë problem racizmi.

Prindërit e vajzës, Jedrzej dhe Ewelina Przybysz, rrëfyen nga ana tjetër se e bija u kishte thënë se një vajzë tjetër e ngacmonte gjithmonë dhe se dëgjonte njerëzit rreth saj që e thërrisnin “budallaqe”.

12 muaj para se të vetëvritej, e reja u kishte thënë prindërve se ajo “nuk i përkiste këtij vendi”.

Nëna e saj insistoi se problemi më i madh i vajzës së saj “ishte ngacmimi dhe bullizmi”.

I dashuri i saj tha gjithashtu se ajo ia kishte përmendur se nxënësit bënin komente “të tmerrshme” për kombësinë e saj dhe duke e tallur në klasë dhe korridore.