Rreth 450 tonë kokrra gruri të pakorrura, pronë e kombinatit bujqësor “Pellagonia”, janë djegur dje nga një zjarr në atarin e fshatit Kremenicë.
Siç kumtoi policia, zjarri ka shpërthyer në orën 14:15, ka kapluar 90 metra katrorë sipërfaqe, ndërsa është shuar në orën 16:00 nga ekipet e Njësitit territorial kundër zjarrfikësve – Manastir dhe të punësuarit në “Pellagoni”.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB – Manastir.