Në vitin 2016 numri i popullsisë në Kosovë ka pësuar rënie drastike krahasuar me një vit me herët, madje edhe në krahasim më të dhënat e rajonin.

Trendi global, një ose dy fëmijë për një çift e ka përfshitë edhe Kosovën viteve të fundit. Kosovarët nuk po lindin shumë fëmijë më.

Për çdo vit statistikat flasin për rënie drastike të lindjeve. Për më keq është se rritje kanë shënuar e vdekjes, ani pse mjekësia pretendohet se është çdo ditë e më e avancuar.

Në vitin 2016 numri i banorëve në Kosovë pësoi tkurrje, nëse në vitin 2015 në Kosovë u regjistruan 1804944 banorë, para një viti, numri ra në 1772107 banorë, shkruan lajmi.net.

Agjencia e Statistikave e ka publikuar “Vjetarin e statistikave për vitin 2016” dhe sipas këtij raporti, në vitin 2009 Kosova ka pasur 2180686 banorë, në 2010, 2208107  banorë, në vitin 2011, ka pasur 1794180 banorë, 2012, 1798645 banorë, 2013, 1815605 banorë, 2014, 1820631 banorë.

Kjo tkurrje po vjen si shkak i rënies së lindjeve nga viti në vit, por edhe i rritjes së vdekjeve ndër vite.

Sipas statistikave të prezantuar në këtë raport, në vitin 2016 kanë lindur 23 mijë e 446 persona, në vitin 2015, 24 mijë e 594 persona, në vitin 2014, kanë lindur 25 mijë e 959 persona, në vitin 2013, 29 mijë e 327 persona, ndërsa në vitin 2010 kanë lindur 33 mije e 751 persona.

Ndërkohë, në vitin 2016 kanë vdekur 8 mijë e 495 persona, në vitin 2015 kanë vdekur 8 mijë e 202 persona, në vitin 2014 kanë vdekur 7 mijë e 634 persona, ndërsa në vitin 2002 numri i vdekjeve ka qenë 5 mijë  e 654 persona.