Nga tërmeti që goditi Maqedoninë në disa qytete si Ohrin. Shkupin dhe Tetovën nuk raportohet ende për dëme materiale.

Tërmeti ishte me intensitet më të lartë prej 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur para pak minutash rajonin e Ohrit. Tërmeti u ndje edhe në Shkup dhe zonat përreth. Epiqendra e tij u regjistrua në afërsi të fshatit Kosel me një thellësi prej 2 km. Në rajoni i Ohrit, në dy javët e fundit janë regjistruar më shumë se  800 tërmete.