Tre termete kanë goditur Ohrin dhe rrethinën që nga ora 20:03 minuta me një magnitudë prej 4 gradë, njofton TetovaSot.

Tërmeti i dytë është regjistruar në ora 20:28 me një magnitudë prej 3.5 gradë.

Dhe tërmeti i tretë është ndjerë vetëm disa minuta më vonë, në ora 20:30 me një magnitudë prej 4 gradë.

Banorët e qytetit të Ohrit nga frika kanë dalë nga shtëpitë e tyre./TetovaSot/