– Karvan me 120 automjete luftarake të Forcave të armatosura të SHBA-së nesër përmes vendkalimit kufitar me Bullgarinë “Deve Bair” do të mbërrijnë në Maqedoni me rastin e stërvitjes së përbashkët të ARM-së dhe Forcat e armatosura të SHBA-së “„DRAGOON GUARDIAN 17.

Siç informuan sot nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë, stërvitja i dedikohet mbështetjes së qëllimeve për trajnim për përforcim të procedurave operative standarde të njësiteve inxhinierike dhe ABHO-së nga përbërja e ARM-së, si dhe avancim të mirëkuptimit të ndërsjellë midis ARM-së dhe FA të SHBA-së.

Nënkoloneli Toni Janevski brifoi për aktivitetet gjatë stërvitjes e cila cila fillon nesër me ardhjen e karvanit të automjeteve me 300 pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së nga skuadroni inxhinierik të cilët në Kumanovë pas ceremonisë solemne dhe fjalimeve të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli, do ta prezantojnë pajisjen.

Global

Gjatë dy ditëve të ardhshme, në kuadër të bashkëpunimit civil-ushtarak, automjetet do të prezantohen në Shkup, Shtip dhe Veles me ç’rast përmes interaksionit me popullatën lokale krahas prezantimit do të realizohen fitnes sesioni, si dhe gara të fëmijëve.

Më 31 gusht në Krivollak do të mbahet Ditë e hapur për mysafirë të lartë dhe media. Më 3 dhe 4 gusht vazhdojnë aktivitetet me bashkëpunimin ushtarak civil në Strumicë dhe Strugë, ku krahas prezantimit të pajisjes do të mbahet edhe ndeshje futbolli midis pjesëtarëve të së dy armatave me ndonjë klub lokal.

T mobile In article [4]

Komandanti i batalionit inxhinierik Vasill Mitevski informoi se në poligonin “Krivollak” nesër dhe pasnesër do të fillojnë edhe aktivitetet e përbashkëta të së dy armatave në të cilën ARM-ja me 95 pjesëtarë do ta shfaqë gatishmërinë në përgjigje ndaj skenarit të përgatitur për stërvitjen. Aktiviteti i parë do të jetë përpunimi i Shtegut fluturues-aterues (SHFA) për fluturake pa pilot në gjatësi prej 300 dhe gjërësi 30 metra. SHFA do të përpunohet sipas të gjithë standardeve të ushtrisë amerikane, ndërsa do të mbetet në shfrytëzim të ARM-së. Gjatë stërvitjes inxhinierët do të pastrojnë rrugë nga mjete shpërthyese të improvizuara, ndërsa ABHO njësitet do të stërvitin mbrojtje nga armë bërthamore dhe mënyra e çmontimit. Si aktivitet i fundit, sipas Mitevskit, do të jetë njoftimi me armatimet personale të së dy armatave me ç’rast do të realizohen qitje me mbushje.

Në stërvitje, siç shpjegoi kapiteni në FA të SHBA-së Patrik Enrikez, do të shfrytëzohen automjetet “Buffalo”, “Humvee” dhe transporuesi i blinduar “Striker”, ndërsa një pjesë e të jëjtëve do të prezantohen nëpër qytetet në shtet.