Neymari do t’i kryejë testet mjekësore te PSG-ja të martën para se të kompletojë transferimin në Francë për një shifër rekord, 222 milionë euro.

Sipas asaj që raporton “Al Watan”, sulmuesi i Barcelonës, Neymar, do t’i kryejë të martën testet mjekësore në Doha për ta kompletuar transferimin te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori të këtij sporti, transmeton Gazeta Express.

 Derisa “The Sun” raporton se lojtari është nisur për Qatar, ku do të takohet me numrin një të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Raportohet se braziliani do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin francez, ku do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.