Sipas Marcas, Real Madridi ishte klubi i ëndrrave për Neymar kur ishte 16 vjeçar.

Neymar është afër largimit nga Barcelona dhe destinacioni i mundshëm i brazilianit është Paris Saint Germaini, që ka vendosur të paguajë klauzolën e lirimit prej 222 milionë eurove.

Para transferimit në Barcelonë, Neymar ishte kërkuar edhe nga Real Madridi, që duke se ishte klubi i ëndrrave.

Këtë e ka zbuluar Marca nga një intervistë të nxjerrë nga arkiva kur Neymar ishte vetëm 16 vjeçar.

“Klubi i ëndrrave? Real Madridi”, kishte thënë Neymar, shkruan Marca.

Pas “El Clasicos”, ku Barcelona fitoi 3:2, sipas Marca dhe AS, Neymar u përshëndet me lojtarët e Realit dhe ish lojtarin e “Los Blancos”, Baptistan.

Ai qëndroi në dhomat e zhveshjes të Madridit për 15 minuta, teksa u largua nga zhveshtorja e tyre me dy fanella të “Los Blancos”.