Neymari vazhdon të jetë temë diskutimi pas spekulimeve se mund të largohet nga “Camp Nou”.

Ylli brazilian, Neymar, vazhdon të jetë temë diskutimi në gjitha mediat botërore, pas spekulimeve se Paris Saint Germain do ta transferojë në Francë.

 Ai së fundmi ka postuar një foto në rrjetet sociale, ndoshta për argëtim, por edhe kjo është komentuar nga mediat me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”.

Neymari ka postuar këtë foto me emojin “duke menduar”, derisa mediat e huaja kanë shkruar:

“Duke menduar për PSG-në, kullën Eiffel apo bukuritë tjera që ka Parisi”, shkruan Goal për foton e Neymar, që ia ka bashkangjitur edhe një emoji.

“Neymar po mendon, derisa Verratti e mbështet”, shkruan Marca, pasi mesfushori italian ia ka bërë “like” këtij postimi të brazilianit.

Derisa edhe tifozët e shumtë i kanë komentuar në mënyra të ndryshme brazilianit, ku pjesa më e madhe kanë shkruar: “duke menduar për klubin e ri”.

Neymar u transferua në Barcelonë në vitin 2013 dhe deri më tani ka shënuar 105 gola në 186 paraqitje. /Gazeta Express/

Global