Në një ceremoni madhështore, Lionel Messi ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me Antonela Roccuzzon.
Në dasmën e organizuar në Rosario, në vendlindjen e çiftit, janë përcaktuar rregulla strikte për mysafirët, ku iu ndalohej përdorimi i telefonave dhe pajisjeve tjera për të bërë fotografi.
Është Neymar që ka thyer marrëveshjen e konfidencialitetit, duke postuar në rrjete sociale një fotografi me dhëndrin dhe bashkëvendësin e tij, Dani Alves.