Neymar e dëshiron Paulinhon në “Camp Nou”
Mesfushori brazilian, Paulinho, pritet ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, shkruan Mundo Deportivo, transmeton Gazeta Express.
Pas deklaratës së vetë lojtarit, i cili tha se “do të gënjeja që nuk jam duke menduar për Barcelonën”, ka folur edhe Neymar.
Talenti brazilian haptazi ka shprehur dëshirën për ta pasur në “Camp Nou” bashkëkombësin e tij.
“Paulinho është shoku im në futboll dhe dua që ai të nënshkruajë me Barcelonën. Me një lojtar si ai, plus si shok, mendoj se do të fitojmë shumë”, tha Neymar