Carles Puyol ka kërkuar nga Neymar që të zbulojë sa më shpejtë se çfarë dëshiron të bëjë, të transferohet në PSG, apo të qëndrojë në Barcelonë.

25 vjeçari i Barcelonës, Neymar, është në qendër të vëmendjes nga gjitha mediat botërore, i cili mund të largohet nga “Camp Nou”.

Raportohet se braziliani është shumë afër transferimit te PSG-ja, klubi francez do të paguajë klauzolën e 25 vjeçarit, që është 222 milionë euro.

Tani, legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, ka kërkuar nga braziliani që të vendosë sa më parë për të ardhmen.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë. Ai duhet të flasë dhe të shpjegojë se çfarë dëshiron të bëjë. Unë nuk mund ta kontrolloj dhe nuk jam i brengosur për këtë situatë”, tha Puyol për Marca.

“Është një ndër më të mirët në botë dhe është rehat te Barcelona, duke ndihmuar shumë, por është ai që duhet të vendosë. Unë nuk jam përgjegjës për klubin, kështu që nuk e di nëse ai tashmë ka vendosur diçka”, shtoi Puyol.