Dua Lipa, këngëtarja e famshme me prejardhje nga Prishtina, po i shijon sukseset e saja të një pas njëshme. Ka vetëm dy javë që Dua ka publikuar këngën “New Rules” dhe ka për këtë periudhë ajo ka arritur të klikohet mbi 35 milionë herë.

Si këngë hit dhe konkurrete, revista e njohur “The Guardian” e ka përzgjedhur “New Rules” si këngën e javës.

Jo vetëm kaq, sukseset për Duan nuk kanë të ndalur. “Dua hyn në një konkurrecë për hitin e verës”, ka shkruar “The Guardian”.

Dua është e veçantë si për zërin, ashtu paraqitjet skenike. “New Rules” u shoqërua edhe me një videoklip i cili u realizua në mënyrë perfekte dhe si i tillë ishte shumë unik, kështu duke u bërë krye-temë e medieve botërore.

T mobile In article [4]