Neto paga mesatare e paguar në maj të vitit 2016 arrin 22.889 denarë dhe shënon rritje prej 2,5 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritja ka të bëjë, para se gjithash, rritjes së neto pagës mesatare të paguar mujore për të punësuar në sektorët: Miniera dhe nxjerrjen e gurit  për 14,2 për qind, Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike 5,8 për qind dhe Industrinë e përpunimit për 5,5 për qind.

Rritja e neto pagës mesatare mujore e paguar për të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike për 5,2 për qind, Miniera dhe nxjerrjen e gurit 4,5 për qind dhe Ndërtimtari për 4 për qind.

Global

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, bruto paga mesatare e paguar mujore arrin 33.640 denarë dhe shënon rritje 2,6 për qind.

Në maj të vitit 2017, 1,2 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë.

T mobile In article [4]