Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër në mesditë do ta vazhdojë seancën e gjashtë në kuadër të së cilës deputetët edhe sot debatuan për vendimin për dhënie të pajtueshmërisë së akteve të përgjithshme të Avokatit së Popullit.

Gjatë debatit të sotëm deputetët e opozitën parashtruan shumë pyetje, midis të cilave për nevojat për punësime të reja në institucionin Avokati i popullit. Theksuan se Avokati i Popullit nuk është prononcuar për veprimin e tij dhe e theksuan nevojën për rirregullim të rregullativës ligjore për përforcim të rolit të këtij institucioni.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti, madje, theksoi se me sistematizimin dhe organizimin e ri vetëm do t’i mundësohet pavarësi e plotë nga pushteti ekzekutiv.

Pikë e ardhshme e rendit të ditës në seancën e gjashtë është shkarkimi i prokurori publik shtetëror Marko Zvërlevski.

Në seancën e gjashtë duhet të debatohet edhe për propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës të parashtruar nga Nolla Ismajlloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe për raportet vjetore për punën e disa institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i parashtruar nga grupi i deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja.