Pa ujë nesër në ora 9:00 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Bllagoja Paroviq” dhe “Xhon Kenedi” në lagjen Çair, kumtoi QRMK.

Ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të intervenimit në udhëkryqin mes rrugëve Xhon Kenedi dhe Bllagoja Paroviq, që do të zgjatë deri në përfundimin e intervenimit.