Për shkak të intervenimeve të caktuara teknike në elektrosistem nesër nga ora nëntë deri në orën 11 nuk do të ketë energji në fshatrat Orman dhe Nikishtan dhe një pjesë të fshatit Vollkovë në komunën Gjorçe Petrov, nga ora 8:30 deri në orën 14 një pjesë e fshatit Rashçe në komunën Saraj, ndërsa nga ora 13 deri në orën 15 në rr.”Kratovska” nga nr.2 deri në 18, në komunën Kisella Vodë, njoftoi sot Qendra rajonale për menaxhim me krizat e Qytetit të Shkupit.

Nesër nga ora 11:30 deri në orën 13 nuk do të ketë energji elektrike edhe në rr.”Bitollska” në komunën Qendër, nga ora 8:30 deri në orën 9:30 një pjesë e rr.”Vlladimir Komarov” nga udhëkryqi me bul.”Jane Sandanski” deri në rr.”Vasko Karangelleski” në komunën Aerodrom, nga ora 9 deri në orën 12 një pjesë e bul.”Mitropolit Teodosie Golloganov” dhe rr.”Jurij Gagarin” 4 dhe 6 në komunën Karposh.

Nga ora 10 deri në orën 11:30 nesër energji nuk do të kenë edhe në “Kej 13 Nëntori”-objektet numër 84, 85, 86, 87 dhe 88, si dhe objektet e rrethinës, nga ora nëntë deri në orën 12 një pjesë e rrugëve “Perisha Saveliq” dhe “Tasino Çeshmiçe” në komunën Qendër, ndërsa nga ora 8 deri në orën 10 një pjesë e rrugëve “Bradforska” dhe “Xhumajska” në komunën Karposh