Nesër, (e premte 28.07.2017), me fillim në ora 13:00 në hapësirat e Klubit të deputetëve, në  bazë të angazhimit dhe respektimit të parimeve, gjithëpërfshirëse dhe transparencës së aktiviteteve  lidhur me zbatimin e Planit 3-6-9, Sekretariati për Çështje Evropiane, organizon tribunë me temë:

“Zbatimi i masave nga Plani 3-6-9 në pjesën e zgjedhjeve”

Tribunën do ta hap Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili do t’ju referohet elementeve kyçe të Planit 3-6-9, të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme lokale. Në tribunë pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Komisioni Shtetëror  Zgjedhor (KSHZ), Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Sekretariati i Përgjithshëm në Qeverinë e RM-së, Kryetari i Gjykatës Administrative, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, MOST, CIVIL dhe Sinergia.

Global

Para fillimit të takimit, Zëvendëskryeministri Osmani, i shoqëruar nga përfaqësuesit e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane, do të realizoj brifing me gazetarë, të cilëve do të jua prezantoj masat nga Plani 3-6-9 lidhur me zgjedhjet, si dhe aktivitetet e Sekretariatit për Zbatimin e masave, që kanë të bëjnë me koordinimin mbikëqyrjen dhe informimin e tyre.

Pas brifingut, por para fillimit të tribunës, parashihen deklarata për media nga ana Zëvendëskryeministrit Osmani së bashku me Kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Çiçakovski dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

T mobile In article [4]

Me këtë rast, ftojmë ekipet tuaja ti ndjekin: brifingun me gazetar,  deklaratat si dhe ta ndjekin tribunën e cila do te jetë e hapur për opinion.