Mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, me temperaturë të ditës e cila në ditët më të ngrohta në vend do të tejkalojë 40 gradë do të mbajë edhe nesër.

Nga DPHM informojnë se të enjten do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të ketë kushte të uljes së temperaturave të ditës fillimisht në pjesët veriore, ku nga fundi i ditës do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.

Të premten gjatë natës dhe veçanërisht të shtunën në shumë vende, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar. trendi i uljes së temperaturës së ditës do të vazhdojë, kështu që të dielën pritet të bien për 8-10 gradë në krahasim me të nesërmen