Pasdite më në fund erdh në rend diskutimi në Parlamentin e Maqedonisë, shkarkimi i prokurorit skandaloz Marko Zvërlevski.

Pasi që u përmbyll lista e folësve, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën e sotme dhe caktoi seancë të re për nesër me fillim në ora 11.

Ai shkurt tha se për diskutim për këtë çështje janë paraqiutur shumë deputetë, njofton Portalb.mk.

Si që dihet deri më tani, deputetët e VMRO-së tentojnë përmes 10 grupeve parlamentare të bllokojnë shkarkimn e tij duke bërë filibastering.

Paraprakisht, pas tre ditëve diskutim, të gjithë të pranishmit 91 deputetë i miratuan njëzëri Aktet e përgjithshme të Avokatit të popullit – Rregulloren për organizim të shërbimeve profesionale dhe sistematizimin e vendeve të punës, gjë që duhet të mundësojë punë të papenguar të disa zyrave të avokatiti të popullit në Maqedoni.