Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dypalësh midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, që erdhi pas vizitës së kryeministrit Zoran Zaev në Sofje. Kjo draft-marrëveshje  u shfaq në një séancë të mbyllur për opinionin ndërsa javë më parë u publikua nga ana e të dy qeverive. Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim parasheh lehtësime tregtare, doganore, rritje të shkëmbimit tregtar dhe do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, si një nga parakushtet për anëtarësim në BE.  Marrëveshja do të nënshkruhet nga kryeministri Zaev dhe homologu i tij bullgar Bojko Borisov në Shkup. Për dallim nga VMRO-DPMNE-ja e cila gjatë gjithë kohës ka reaguar ndaj paktit me Bullgarinë, koalicioni VMRO- Për Maqedoninë të cilin e përbëjnë ish figura të njohura të partisë së Nikolla Gruevskit, siç janë Lubço Georgiesvki dhe Lube Boshkovski  e mbështesin këtë marrëveshje, duke theksuar se është rruga që e shpie Maqedoninë drejt Evropës dhe NATO-s.

 Marrëveshja me Bullgarinë për fqinjësi të mirë është marrëveshje historike, shumë domethënëse për Maqedoninë, si koalicion dhe unë personalisht si lider i partisë “Të bashkuar për Maqedoni”  mendojnë se kjo është ditë historike dhe është mirë që i bie afër me Ilindenin dhe mendoj se duhet ti tejkalojmë stereotipet të kohës së Jugosllavisë ku Bullgaria dhe populli bullgar duhej të ishin armik i popullit maqedonas – tha  Lube Boshkovski, koalicioni “VMRO-Për Maqedoninë”.

Marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë i parapriu një debat i gjatë dhe reagime midis pushtetit dhe opozitës ku kjo e fundit kërkonte që kjo marrëveshje të njihte gjuhën,popullin maqedonas  dhe të bëjë dallimin midis historisë së përbashkët dhe historive të veçanta të të dy vendeve./Alsat-M

Global