Shumë njerëz nga rajoni jonë kanë kërkuar fatin në Gjermani, dhe për disa kjo është tashmë një opsion.

Nëse gjeni punë si inxhinier i ndërtimtarisë, mesatarisht, do të fitoni rreth 3,000 euro bruto, dmth 2.000 euro neto. Arkitektët fitojnë shuma të ngjashme, ndërkohë që mjekët dhe matematikanët fitojnë 600, respektivisht 300 euro më shumë.

Kamerierët, kuzhinierët dhe berberët marrin në muaj mbi 1000 euro, plus bakshishi. Ndërsa mekanikët, elektricistët dhe molerët fitojnë rreth 1300 euro.

Një numër në rritje i punëtorëve të rinj nga Evropa Juglindore punojnë në Gjermani si infermierë dhe teknikë mjekësor. Paga mesatare e kujdestarëve me përvojë shkon deri në 2.400 euro bruto, e cila është rreth 1.600 euro neto.

Nga këto para, për banim dhe shërbime, në varësi të qytetit të banimit, duhet ndarë të paktën 600 euro. Për ushqim mesatarisht duhet ndarë 280 euro – për person, ndërsa bileta mujore për shpenzimet e transportit publik kushton 50 deri në 100 euro./Zeri