Nëse do të pengonim dasmën e tyre do të vetëvriteshin’. Adoleshenti martohet me gjyshen e tij (FOTO)

Selamat Riayadi, një djalë 16-vjeçar, të dielën e kaluar u martua në Indonezi me një grua e cila mund të ishte gjyshja e tij, 71-vjeçaren Rohaya.
Lajmi dhe disa fotografi nga martesa e çiftit bënë bujë në rrjetet sociale, madje edhe në disa nga mediat ndërkombëtare.
16-vjeçari dhe nusja e tij, një grua e cila kishte mbetur e ve dy herë, kishin vendosur të vetëvriteshin nëse familjet do të pengonin martesën e tyre, pasi nuk e mendonin dot jetën pa njeri-tjetrin.
Kështu më në fund të afërmit dhe komuniteti e pranuan martesën e tyre, duke bërë që i riu dhe e moshuara të martohen në fshatin e Karangendah, në provincën indoneziane të Sumatra.
Disa fotografi të martesës ku dhëndri i ri shihet i veshur me jeshile dhe nusja-plakë me ngjyrë ari, u përhapën në sajtet indoneziane, ku u raportua historia e çiftit, shkruan noa.al.
Mësohet se që të dy ishin të varfër dhe martesa e tyre nuk u bë për arsye ekonomike.
Një lider i komunitetit tha për mediat vendase se, “Kërcënuan se do të vetëvriteshin pasi ishin të dashuruar, kështu që nëse njëri do të vdiste, do të vdiste dhe tjetri”.