Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, postoi në Twitter se Kina mund t’i zgjidhë ‘lehtë’ problemet me Korenë e Veriut, por se vendi nuk po bën asgjë për ta ndihmuar SHBA-në përveçse “po flet”.

Trump iu kthye Twitterit të shtunën mbrëma për t’i thumbuar liderët e mëparshëm amerikan, të cilët i quajti “të pamend”, për të cilët ai beson se e lejuan Kinën që të përfitojë shumë në tregti përderisa kjo e fundit nuk ndihmoi SHBA-në për Korenë e Veriut.

Trump shtoi se Kina mund t’i zgjidhë “lehtë” problemet në rritje me vendin komunist, por në vend të kësaj e gjitha çfarë po bën Kina është “muhabet”, transmeton Gazeta Express.

Postimi në Twitter ishte një përgjigje ndaj lansimit të pasuksesshëm të një rakete ndërkontinentale balistike të Kim Jong-Un.