Nënkryetari i PDK’së Rexhep Hoti thotë se koalicionit PDK-AAK-Nisma do t’i bashkohen edhe deputetë të partive tjera për formimin e Qeverisë.

“Partnerët janë gjetur. Numrat janë në Kuvendin e Kosovës. Qeveria do të bëhet në kohën e saj më optimale të mundshme. Pra nuk do të ketë humbje kohe për asnjë çast”, tha Hoti për RTV21.

Hoti nuk ka treguar se cilët janë këta deputetë që do të votojnë Ramush Haradinajn për Kryeministër.

‘Partnerët janë në Kuvendin e Kosovës, janë deputetët, sovranët e popullit”, tha Hoti.

Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për kontrabandim deputetësh.

“PAN’i është fitues i zgjedhjeve dhe PAN’i do ta formojë qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës dhe kjo është e vërteta. Kam dëgjuar llafe të tjera se thuhet jo kontrabandim. Kur flasim për deputetët, ata janë sovran”, theksoi ai.