Familjes Berisha nga Kosuriqi i Pejës nuk iu ndanë vrasjet gjatë tri dekadave me radhë. Në vitet e ’90-a Shake Berishës i ishte vrarë bashkëshorti.

Para 11 vjetësh asaj i ishin vrarë edhe dy djemtë e saj të mëdhenj. Kurse para disa ditësh ajo varrosi edhe dy djemtë e saj të vetëm, duke ia mbyllur derën familjes

Dy gra janë të vetmet anëtare të familjes Berisha në fshatin Kosuriq të Pejës, që presin për ngushëllime farefisin që hyn e del në shtëpinë e tyre, pas vrasjes së dy djemve të kësaj familjeje tri ditë më parë.

Katër vëllezër të familjes Berisha janë vrarë brenda 11 vjetësh. Derisa nëna e mbetur pa asnjë fëmijë, Shake Berisha, po vuante afrimin e datës kur dy djemtë e saj të parë në gusht do t’i mbushin 11 vjet prej se janë vrarë, në këtë fshat, në një pritë, asaj iu vranë të premten në mbrëmje edhe dy djemtë e tjerë, Arsim Berisha, që ishte 32 vjeç, ndërsa vëllai i tij Ramizi, 27 vjeç. Edhe kryefamiljari mësohet se ishte vrarë në vitet ’90-a.

E humbur në mërzinë e saj, ajo prapë gjen fjalët për ta shprehur dhembjen, duke rrëfyer ditët e kobshme kur humbi djemtë e saj, por edhe mllefin ndaj organeve të shtetit, që sipas saj nuk po tregohen efikase në zbardhjen e vrasjeve të fëmijëve të saj.

T mobile In article [4]

Në një rrëfim për “Zërin”, ajo thotë se sikur të përfillej ligji nuk do t’i humbte katër djem. “Do të shkoj gjykatë më gjykatë në Kosovë e në Evropë dhe drejtësinë e fundit do ta kërkoj për fëmijët e mi që m’i fikën dorasit, vrasësit, pa hak e pa hile, as djemtë e parë nuk më kanë pasur hak, as hile dhe as të fundit. Derisa Zoti të ma marr shpirtin nuk do ndalem së kërkuari drejtësi”, thotë ajo./Zeri/

Global