Shpëtuan nga vdekja për herë të dytë. Kjo është historia e mahnitshme e një nëne me vajzën e saj të cilat pasi shpëtuan nga sulmi terrorist në Manchester të Britanisë, tani kanë shpëtuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje ishullin grek, shkruan Gazeta Metro.

Tërmeti mori jetën e dy njerëzve dhe la të lënduar plot 500 të tjerë, mirëpo Julie McKay, 45 vjeçare, dhe vajza e saj, Nieve, 14 vjeçare shpëtuan pa asnjë lëndim nga ky rast, që la të lënduar edhe turistë.
Ato ishin krejt afër qendrës ku ndodhi sulmi terrorist në Manchester.Tani Julie shprehet:“Nuk mund t’i ndali lotët. Mërziten shumë nëse dëgjoj sirena dhe panikoj në turma”.

Global