Një shtetase 26-vjeçare nga fshatin Rëmenj i Pogradecit ka braktisur bashkëjetuesin dhe foshnjën e saj të mitur duke u larguar nga banesa.

Ka qenë bashkëjetuesi i saj, 34-vjeçari me iniciale Gj.E., i cili ka denoncuar rastin duke deklaruar se  shtetasja e lartpërmendur, është larguar nga banesa në fshatin Rëmenj më datë 01.07.2017, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur.

Ndërkaq uniformat blu janë vënë në kërkim të shtetases me iniciale B.M. Materialet i kaluan Prokurorisë  të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur”.